Një unazë e re që e ka vendosur aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Zendaya, ka shtuar spekulimet se ajo mund të jetë martuar me aktorin Tom Holland.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ikona e modës nuk e ka konfirmuar këtë dhe ka shpjeguar pse zgjedh ta mbajë jetën private larg publikut.
“Ekziston një balancë mes fshehjes dhe të jetuarit të jetës. Duhet të mbrosh gjërat që janë të veçanta për ty”, ka thënë ajo për Associated Press gjatë premierës së filmit të saj të ri, “The Drama”.
Zendaya u shfaq me një unazë që dukej si unazë martese, pranë një tjetër unaze që kishte nxitur më parë spekulime për fejesë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”.
Përfaqësuesit e saj nuk kanë konfirmuar nëse çifti është martuar, ani pse stilisti i saj, Law Roach, kishte lënë të kuptohej se dasma ka ndodhur tashmë.
Në filmin “The Drama”, Zendaya luan përkrah aktorit Robert Pattinson, ku interpretojnë një çift të fejuar, marrëdhënia e të cilëve tronditet gjatë javës së dasmës për shkak të një sekreti.

Aktorja ka theksuar edhe një herë rëndësinë e privatësisë.
“Të gjithë duhet të mësojmë si të mbajmë disa gjëra për veten dhe të kujdesemi për veten po aq sa kujdesemi për punën apo botën përreth”, ka thënë ylli.
Ajo gjithashtu refuzoi të tregojë se kush i ka dizajnuar unazat, duke shtuar edhe më shumë mister rreth jetës së saj personale.