Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait

Angelina Jolie dhe vajza e saj Zahara

Angelina Jolie dhe vajza e saj Zahara

Foto: Associated Press

Zahara, vajza e aktores së njohur, Angelina Jolie dhe aktorit, Brad Pitt, ka kërkuar zyrtarisht të heqë mbiemrin e babait nga emri i saj.

Sipas revistës PEOPLE, 21-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Californisë për ndryshimin e emrit. Dokumentet tregojnë se kërkesa është dorëzuar më 28 prill, vetëm pak ditë pasi vëllai i saj, Maddox Jolie, ndërmori një hap të ngjashëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e trishtueshme të shohësh dikë që vazhdimisht e bën publike largimin e suksesshëm të fëmijëve nga prindi tjetër”, ka thënë një burim i afërt me Pittin për revistën People.

Zahara kishte lënë të kuptohej prej kohësh se mund të mos përdorte më mbiemrin Pitt.

Gjatë ceremonisë së diplomimit në psikologji, emri i saj në program ishte Zahara Marley Jolie-Pitt, por kur mori diplomën, ajo u prezantua si Zahara Marley Jolie.

Edhe më herët, gjatë anëtarësimit në organizatën Alpha Kappa Alpha Sorority, ajo ishte prezantuar thjesht me emrin: “Unë jam Zahara Marley Jolie.”

Zahara ka folur gjithashtu për lidhjen e veçantë me nënën e saj, Jolie, e cila e adoptoi në vitin 2005 kur ishte vetëm gjashtëmuajshe.

“Ishte e vështirë të gjeja fjalët për ta përshkruar këtë lidhje. Jo sepse nuk e vlerësoj, por sepse unë dhe mamaja ime kemi një marrëdhënie unike, pothuajse si shpirtra të afërt. U adoptova kur isha gjashtëmuajshe dhe fitova disa nga njerëzit më të dashur si vëllezër e motra, si dhe një nënë që na mësoi të ndihmojmë të tjerët, të jemi të sjellshëm dhe të përpiqemi gjithmonë të përmirësohemi si njerëz. Jam mirënjohëse që pata një shembull që më tregoi se çfarë do të thotë të jesh një njeri i mirë”, ka thënë ajo.

Jolie dhe Pitt finalizuan divorcin e tyre në fund të vitit 2024, pas një beteje të gjatë ligjore që zgjati disa vite.