Këngëtari legjendar i soulit amerikan Clarence Carter, i njohur për hitet “Patches”, “Slip Away” dhe “Back Door Santa”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Lajmin e konfirmoi kompania e tij menaxhuese për The Guardian, duke bërë të ditur se artisti vdiq të mërkurën si pasojë e komplikimeve nga pneumonia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoClarence Carter ka lindur në Montgomery të Alabamës në vitin 1936 dhe ishte i verbër që nga lindja. Karrierën muzikore e nisi në fillim të viteve 1960 si pjesë e dyshes Clarence & Calvin, më vonë të njohur si C & C Boys, së bashku me mikun e tij Calvin Scott, i cili gjithashtu ishte i verbër.
Pasi Scott u lëndua në një aksident automobilistik, Carter vazhdoi karrierën solo dhe në vitin 1967 arriti suksesin e parë në toplistat R&B me këngën “Tell Daddy”, të cilën e kishte shkruar vetë.
Kjo këngë frymëzoi më vonë artisten Etta James për të realizuar versionin e saj “Tell Mama”, që u bë një tjetër hit i madh në SHBA.
Në vitin 1968, Carter ka publikuar një nga këngët më të njohura të karrierës së tij, “Slip Away”, një baladë soul që sot numëron më shumë se 45 milionë dëgjime në Spotify.
Kënga, ku Carter i lutet një gruaje ta tradhtojë partnerin me të, arriti vendin e dytë në toplistën R&B dhe u rendit në vendin e gjashtë në toplistën pop në SHBA.
“Slip Away” u përdor më vonë në disa filma të njohur si “The Commitments”, “Almost Famous” dhe “Licorice Pizza”.
Po atë vit, ai publikoi edhe hitet “Too Weak to Fight” dhe “Back Door Santa”, një këngë me humor dhe nënkuptime seksuale që më vonë u kthye në një klasik të pazakontë të Krishtlindjeve.
Kënga u përdor edhe si mostër nga grupi Run-DMC në këngën “Christmas in Hollis”.
Viti 1968 ishte gjithashtu momenti kur Carter njohu Candi Staton, e cila fillimisht u bë pjesë e grupit të tij mbështetës dhe më pas bashkëshortja e tij në vitin 1970.
Staton më vonë tregoi me sinqeritet arsyen pse vendosi të martohej me të.
“U martova me të sepse ishte i verbër… isha lodhur aq shumë nga ish-bashkëshorti im që dyshonte për çdo burrë që shikoja. Ndihesha si në burg. Kështu që zgjodha dikë që nuk mund të shihte. Dhe kalova një kohë të mrekullueshme me të”, ka thënë ajo.
Carter e prezantoi atë me producentin Rick Hall në studion legjendare Muscle Shoals, gjë që ndihmoi në nisjen e karrierës solo të Staton.
Ai gjithashtu bashkëshkroi disa këngë për të, përfshirë hitin e nominuar për “Grammy” “I’d Rather Be an Old Man’s Sweetheart (Than a Young Man’s Fool)”.
Çifti pati edhe një djalë, Clarence Carter Jr., por martesa e tyre përfundoi në vitin 1973 për shkak të tradhtive të shumta të këngëtarit.
Staton foli hapur për dhimbjen që kishte kaluar.
“Isha e zemëruar që Clarence më kishte lënduar aq shumë duke ndjekur gra të tjera. Mund të ecnim në rrugë dhe ato vinin e e përqafonin. I këndova ato këngë për t’ia kthyer”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu tregoi për The Guardian një periudhë shumë të errët të jetës së saj.
“Clarence shkoi te IRS dhe u tha se nuk kisha paguar taksat. Mora mbidozë ilaçesh, por pashë fytyrat e fëmijëve të mi. I nxora të gjitha dhe nuk tentova më kurrë diçka të tillë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Carter vazhdoi të kishte sukses në muzikën R&B, kulmuar me hitin “Patches” në vitin 1970, një interpretim emocional i këngës së grupit soul Chairmen of the Board.
Kënga tregonte historinë prekëse të një babai që i kërkon djalit të vazhdojë përpara pavarësisht vështirësive të jetës.
Interpretimi i Carter e çoi këngën në vendin e katërt në SHBA dhe në vendin e dytë në Britani, suksesi i tij më i madh atje.
“Muzika është jeta ime, dhe ka qenë e mirë për mua. Nga momenti që humba shikimin, muzika jo vetëm që më ka argëtuar dhe më ka siguruar jetesën, por ka qenë edhe një ngushëllim i jashtëzakonshëm për mua. Kur ndihem keq apo i mërzitur, marr kitarën dhe këndoj”, kishte deklaruar ai për NME gjatë kulmit të famës së tij.
Carter mbeti pjesë e rëndësishme e muzikës soul amerikane deri në mesin e viteve ’70, kur muzika disco filloi të dominonte industrinë.
Ai pati një rikthim të shkurtër në fund të viteve ’80 me këngën provokuese “Strokin’”, ndërsa vazhdoi të publikonte albume edhe gjatë viteve ’90.
Regjisori i njohur William Friedkin ishte një admirues i madh i këngës “Strokin’”, të cilën e përdori në filmin “Killer Joe”.
Ai e përshkroi Clarence Carter si “Mozarti i muzikës jugore amerikane”.