Ka vdekur në moshën 91-vjeçare legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot.
Bardot u bë e famshme në vitet 1950 dhe 1960, por më vonë përqafoi aktivizmin për të drejtat e kafshëve dhe një qëndrim politik gjithnjë e më të diskutueshëm
Bardot fitoi famë ndërkombëtare me filmin e vitit 1956 "Dhe Zoti Krijoi Gruan", shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm Roger Vadim.
Megjithatë, në fillim të viteve '70, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi dhe u bë gjithnjë e më aktive politikisht.
E lindur në vitin 1934 në Paris, Bardot u rrit në një familje të begatë dhe tradicionale katolike, por shkëlqeu mjaftueshëm si balerinë saqë iu lejua të studionte balet, duke fituar një vend në Konservatorin prestigjioz të Parisit.
Në të njëjtën kohë ajo gjeti punë si modele, duke u shfaqur në kopertinën e Elle në vitin 1950, ndërsa ishte ende 15 vjeç.
Si rezultat i punës së saj si modele, asaj iu ofruan role filmash. Në një audicion ajo takoi Vadimin, me të cilin u martua në vitin 1952, pasi mbushi 18 vjeç.
Bardot pati gjithashtu një karrierë paralele muzikore, e cila përfshin regjistrimin e versionit origjinal të këngës “Je T’Aime... Moi Non Plus” të Serge Gainsbourg, të cilën Gainsbourg e kishte shkruar për të ndërsa kishin një lidhje jashtëmartesore.