Halle Bailey dhe Regé-Jean Page prezantuan filmin e tyre të ri, “You, Me & Tuscany”, në Londër.
Komedia romantike shtjellon historinë e një kuzhiniere të re me emrin Anna, e cila vendos të udhëtojë drejt Italisë dhe vendoset për të jetuar në një vilë në Toskanë. Përfundimisht ajo takon, dhe bie në dashuri me, Michaelin, një kushëri i pronarit të vilës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy aktorët protagonistë ishin të pranishëm në premierë.
“Italia, sinqerisht, është bërë si shtëpia ime e dytë tani, sepse për filmin ‘Mermaid’ kam xhiruar shumë në Sardenjë, dhe më pas për këtë film isha në Romë dhe tani në Toskanë. Italianët kanë qenë gjithmonë shumë të sjellshëm me mua dhe familjen time, dhe unë jam mirënjohëse dhe dua të kthehem përsëri atje”, shpjegoi Bailey.
“Kur e thua kështu, është e frikshme! Deri tani kam shijuar të bëj komedi romantike sepse i dua ato. E dua dashurinë, e dua romancën, e dua humorin – çfarë nuk ka për t’u dashur këtu? Përveç përshtatjes së kritereve të përcaktuara, sepse papritur tani ka presion. Do ta kthej këtë pyetje tek ju pasi ta keni parë filmin”, tha aktori i Regé-Jean Page.
Kasta e filmit përfshinë dhe aktorët Lorenzo de Moor, Nia Vardalos dhe Kat Coiro.
“Jam e fiksuar pas komedive romantike. Ky film është i mbushur me referenca të vogla nga të gjitha komeditë romantike që kanë ardhur para tij. Dhe, e dini, ka shumë elemente të reja dhe të freskëta. Prandaj nuk kam frikë nëse cilësohet si referencë e vogël ndaj filmave ikonikë si, ‘Roman Holiday’ e deri te ‘My Big Fat Greek Wedding’ apo ‘The Holiday’”, tha Coiro.
“You, Me & Tuscany” lansohet nëpër kinema më 10 prill.