Showbiz

Zayn Malik thotë se nuk ishte kurrë i dashuruar me Gigi Hadidin

Zayn Malik

Zayn Malik

Foto: Associated Press

Në një intervistë të rrallë, këngëtari Zayn Malik ka bërë një deklaratë që i ka habitur fansat. Ai thotë se nuk ka qenë kurrë vërtet i dashuruar me Gigi Hadid, ani pse lidhja e tyre zgjati gjashtë vjet dhe ata kanë një vajzë së bashku.

Ish-anëtari i grupit One Direction, 33 vjeç, pranoi se në marrëdhëniet e tij të mëparshme shpesh ka pasur probleme.

“Zakonisht futesha në telashe në lidhje sepse isha i ri dhe bëja gjëra që nuk duhej t’i bëja, flisja me gra të tjera kur nuk duhej, siç bëjnë shumica e njerëzve. Mëson nga jeta. Por kështu, kur je beqar, nuk ka faj. Mund të jem i lirë dhe të flas me kë të dua”, ka thënë ai ka raportuar The Sun.

Ai ka theksuar se nuk e ka problem vetminë.

“Nuk më frikëson të jem vetëm. Më pëlqen të bëj gjëra vetë. Nuk jam tip i varur. Mund të bëj plane kur të dua, të fle deri në çfarë ore të dua … të ha në shtrat – gjëra që nuk janë ‘cool’ kur je në çift”.

Malik ishte i fejuar me Perrie Edwards nga viti 2013 deri më 2015, dhe më pas nisi lidhjen me supermodelen Gigi Hadid. Ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Khai, në shtator të vitit 2020, por u ndanë disa muaj më vonë.

“Në atë moment mund të kem menduar se ishte dashuri, por tani që jam rritur, e kuptoj se ndoshta nuk ishte. Ndoshta ishte epsh, ndoshta ishte diçka tjetër… Nuk ndiej se ishte dashuri”, ka thënë ai duke reflektuar për marrëdhënien.

Megjithatë, ai ka theksuar respektin për Hadidin.

“Do ta dua gjithmonë G, sepse ajo është arsyeja pse fëmija im është në këtë botë. Kam respekt maksimal për të. Por nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë i dashuruar me të. Përndryshe, do të isha një version më i mirë i vetes”, ka thënë ai.

Malik jeton në Pennsylvania rurale me vajzën e tij, larg jetës së zhurmshme dhe famës dhe ngjarjeve të Hollywoodit.

Ai ka thënë se në të kaluarën ndjente se duhej të bënte gjëra që nuk i pëlqenin, vetëm për ta bërë partneren të lumtur.

“Nuk jam tipi që del çdo natë në restorante me pesë yje Michelin dhe fotografohet kudo. Nuk kërkoj miratimin apo vëmendjen e njerëzve. Marrëdhënia duhet të jetë mes meje dhe atij personi”, pati thënë Malik.

Ai ka theksuar se aktualisht nuk po e takon askënd.

“Kam disa shoqe, por jo, nuk jam në lidhje me askënd”.