Zendaya dhe Meryl Streep pritet të mungojnë në edicionin e sivjetmë të ballos së madhe të modës, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan në New York, “Met Gala”, që zhvillohet, sot, më 4 maj.
Lajmi vjen në një kohë kur ka thirrje për bojkot të ngjarjes për shkak të përfshirjes së miliarderit të “Amazon”, Jeff Bezos, dhe bashkëshortes së tij, Lauren Sánchez. Çifti, që u martua vitin e kaluar në një ceremoni luksoze në Venice, janë emëruar donatorët kryesorë dhe bashkënikoqirë nderi të mbrëmjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas revistës Elle, aktorja Zendaya ka vendosur të mos marrë pjesë për t’u shkëputur përkohësisht nga vëmendja publike, pas dy turneve intensive promovuese për projektet “The Drama” dhe sezonin e tretë të Euphoria.
Ndërkohë, sipas Daily Mail, aktorja legjendare Meryl Streep thuhet se ka refuzuar edhe një rol si bashkënikoqire, pikërisht për shkak të përfshirjes së Bezos dhe Sánchez.
Aktorja aktualisht shfaqet në filmin “The Devil Wears Prada 2”, ku rikthen personazhin e Miranda Priestlyt, një figurë e frymëzuar nga themeluesja e drejtuesja e kahmotshme e “Met Gala” dhe kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour. Streep është gjithashtu në ballinën e majit 2026 të Vogue.
“Meryl është ftuar për shumë vite në Met Gala, por nuk ka marrë pjesë asnjëherë. Ajo e vlerëson Vogue dhe Anën, por kjo ngjarje nuk ka qenë kurrë pjesë e botës së saj”, ka thënë përfaqësuesi i saj për The Independent.
Megjithatë, vajzat e saj, Grace dhe Mamie Gummer, pritet të marrin pjesë, së bashku me kolegët e saj nga filmi, si Emily Blunt dhe Stanley Tucci.
Zendaya, nga ana tjetër, është kthyer në një nga figurat më të spikatura të “Met Galas”, me shtatë paraqitje që nga debutimi në vitin 2015 dhe një rol si bashkënikoqire në vitin 2024.
Përfshirja e Bezosit si sponsor ka nxitur reagime të forta, me kritikë që e akuzojnë atë për përpjekje për të blerë ndikim në një nga ngjarjet më prestigjioze të modës. Në zona pranë Muzeut Metropolitan të Artit janë vendosur postera me mesazhe si: “Boycott the Bezos ‘Met Gala’”.
Fushata është organizuar nga grupi aktivist “Everyone Hates Elon”, i frymëzuar nga figura e Elon Musk.
Përballë kritikave, Wintour ka mbrojtur përfshirjen e çiftit, duke deklaruar për CNN se Lauren Sánchez do të jetë një kontribut i vlefshëm për muzeun dhe ngjarjen.
Tema e sivjetme e “Met Gala”, për kodin e veshjes është “Costume Art”, e fokusuar në mënyrën se si trupi i veshur shërben si një formë arti dhe shprehjeje.
Ndër bashkënikoqirët e këtij viti janë Beyoncé, Nicole Kidman dhe Venus Williams, ndërsa në komitetin organizues bëjnë pjesë emra si Sabrina Carpenter, Doja Cat, Sam Smith dhe Teyana Taylor.