Pas gati 3 dekadash pritjeje, familja Berisha ka rikthyer shtëpinë e saj në Zveçan.
Në 27-vjetorin e Ditës së çlirimit, Zana Berisha nga kjo familje ka thënë në emisionin “Sot” në KTV se çlirimi në Mitrovicë e komunat e tjera në veri ka ardhur me vonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se qytetarëve të Mitrovicës e sidomos atyre të Zveçanit për shumë vjet iu është pamundësuar kthimi në pronat e tyre.
Berisha ka treguar se tani pas 28 vjetësh kanë arritur që të rikthehen në shtëpinë e tyre.
“Është kënaqësi shumë, shumë e madhe që pas 28 vjetësh të kthehemi në pronën e familjes, në pronën që gjyshi im e ka blerë, që familja ime, babai im, axhët e mi kanë investuar, që ka qenë djersa e tërë familjes”, ka treguar ajo.
Intervistën e plotë të Berishës mund ta ndiqni në këtë video: