Kompania “Agrocoop” ka organizuar këtë fundjavë Festivalin e Luleve, një ngjarje e mbushur me ngjyra, aromë dhe energji pozitive, duke shënuar kështu festivalin e pestë të luleve në ambientet e kompanisë. Ata që shkuan të blejnë lule e patën mundësinë që të shërbehen edhe me nga një pije dhe ëmbëlsirë.
Me ngjyra të vjeshtës është organizuar festivali i luleve në “Agrocoop”.
Krizantemat e stinës e mbushën lulishten plot me vizitorë.
Në ambientet e zbukuruara me shumë kujdes nga vetë kompania, u ekspozuan lule të ndryshme dekorative dhe bimë sezonale, ndërsa vizitorët patën mundësinë të njihen më afër me produktet dhe shërbimet që ofron “Agrocoop” në fushën e bujqësisë dhe peizazhit.
Për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe mikpritëse, të gjithë vizitorëve u është ofruar nga një pije freskuese, duke e bërë përvojën edhe më të këndshme.
Përfaqësues të “Agrocoop” thanë se qëllimi i festivalit është të promovojë dashurinë për natyrën, lulet dhe kujdesin për ambientin, por edhe të afrojë qytetarët me botën e bimëve.
“Mirë se keni ardhur në të vendin me të lulëzuar për momentin në Kosovë. Aktualisht gjendemi në serrën 1 të kompanisë ‘Agrocoop’, jemi duke e organizuar festivalin më të ri të luleve. Ky festival ka filluar para 6 vjetëve si nismë për t’i motivuar punëtorët që në sezonin e vjeshtës është me ngjyrë hiri. Mandej e kemi parë që ka interes prej klientëve dhe njerëzve të ndryshëm që po kanë dëshirë që të vijnë në këtë sezon dhe të shërbehen me nga një pije dhe të blejnë një lule. Kjo shfrytëzohet si showroom, këtu po e sheshim bimën krizantema sepse kjo lule është shumëvjeçare dhe është bimë e sezonale”, thotë Ardit Limani nga “Agrocoop”.
Limani thotë se ka shumë interes të njerëzve për të ardhur çdo vit në ambientet e kompanisë dhe për të festuar bashkë festivalin e luleve.
“Çdo vit e më shumë ka interes për të ardhur, për ta parë vizituar hapësirën tonë dhe punën tonë. Përpos që po u ofrojmë pamje shumë të bukur por edhe pije të ndryshme gjithashtu. Ne jemi këtu si staf që t’iu ofrojmë shërbime e edhe shpjegime për bimët”, thekson ai.
“Në stinën e vjeshtës nuk ka shumë bimë dhe lule që çelin e lulëzojnë. Zakonisht janë bimët e gjelbra që mbizotërojnë në këto kohë pikërisht kjo ka qenë ideja që të sjellim ngjyra. Më herët këtë bimë e kemi importuar mirëpo për shkak të kostos së lartë të importit tani ne si kompani e kultivojmë vetë në ambientet tona”, shton ai.
Çmimet e luleve janë të volitshme në “Agrocoop” marrë parasysh cilësinë që i përcjell.
“Çmimi i importit është shumë i lartë dhe ne jemi detyruar që t’i rrisim çmimet normalisht. Për ngritjen e çmimit të energjisë, sepse bimët që prodhohen kërkojnë shumë energji dhe ne duhet t’i ruajmë gjatë stinës së dimrit. I ftoj të gjithë që të vijnë dhe të na vizitojnë”, deklaron Limani.
Festivalin i Luleve është kthyer në një traditë vjetore që shënon ardhjen e vjeshtës në mesin e shumë krizantemave në lulishten “Agrocoop”.