Edhe dy ratrakë të blerë pas 40 vjetësh po konsiderohen investim i rëndësishëm në Brezovicë.
Por sipas njohësve të fushës, investimet e izoluara nuk mjaftojnë për ta kthyer një zonë turistike në qendër te zhvilluar, derisa mungojnë infrastruktura moderne dhe planifikimi afatgjatë.
Per të bërë edhe më funksionale ski qendrën duhen së paku 10 ratrakë dhe të ketë investime më serioze dhe të qëndrueshme për infarstrukturen e saj turistike ka deklaruar Ben Islami nga Snow Njeri.
“ Unë mendoj qe duhet me u bë shumë më shumë veçanërisht parkingu që duhet të jetë 5-10 herë më i madh se që është tash edhe mu zgjeru rruga dhe mu instalu teleferikët e ri.”
Sipas Ben Islamit, Brezovica dhe Brodi për momentin i plotësojnë kushtet për ski-qendra funksionale, ndërsa zonave të tjera po u mungojnë investimet e nevojshme.
Për zhvillimin e Brezovicës nuk nevojiten investime të paarritshme, por vullnet institucional për të siguruar ashensor modern, shtoi ai.
Sipas Islamit, përvoja e vizitorëve në Brezovicë pritet të përmirësohet në të ardhmen.
Pavarësisht mungesës së investimeve, Brezovica mbetet destinacion për ata që i duan borën dhe skijimin, si nga Kosova ashtu edhe nga vendet e rajonit, kryesisht Shqipëria.
Brezovica po i hap dyert për investime të reja, duke e bërë atë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët dhe adhuruesit e natyrës.