Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

18-vjeçari Gout shkruan histori në sprint, kalon Boltin në këtë moshë

Gout Gout

Adoleshenti australian Gout Gout ka vrapuar 200 metra më shpejt se legjenda e sprintit Usain Bolt në të njëjtën moshë.

18-vjeçari arriti kohën e shkëlqyer 19.67 sekonda për të fituar në kampionatin kombëtar të Australisë të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ishte hera e parë që Gout zbriti nën 20 sekonda në mënyrë të rregullt, pasi sezonin e kaluar kishte shënuar 19.84 sekonda. Koha e tij është aktualisht më e mira në botë për këtë vit.

Ai kishte vendosur më parë rekordin më të shpejtë ndonjëherë për një 16-vjeçar me kohën 20.06 sekonda, kur u bë i njohur në vitin 2024. Rezultati i së dielës në Sidney është më i shpejtë se koha 19.93 që Usain Bolt kishte arritur në vitin 2004.

Atleti tjetër australian, Aidan Murphy, i cili doli i dyti, gjithashtu zbriti nën 20 sekonda me kohën 19.88.

“Kjo është ajo që kam pritur”, tha Gout, i lindur në Queensland nga prindër me origjinë nga Sudani i Jugut.

“Australia ka atletë të jashtëzakonshëm dhe duke garuar me ta, ne e shtyjmë njëri-tjetrin në limite. Dy australianë nën 20 sekonda, kjo është e pabesueshme. Tani ndihem më i lehtësuar sepse e arrita këtë kohë në mënyrë të rregullt dhe e di që kam shpejtësinë dhe trupin për rezultate të tilla. Ndihem shumë mirë dhe jam gati për më shumë”, ka thënë ai.

Gout ka bërë të ditur se do të mungojë në Lojërat e Commonwealthit, që nisin më 23 korrik në Glasgow, për t’u përqendruar në Kampionatin Botëror për U-20 në Oregon në fillim të gushtit.