Botsuana e ka fituar garën e vrapimit në stafetën 4x400 metra në Botërorin e atletikës në Tokio.
Vrapuesit e Botsuanës fituan me rezultatin e përgjithshëm 2 minuta, 57 sekonda e 76 të qindtat.
Gara ishte shumë interesante. Amerikanët ishin në epërsi që nga stafeta e dytë, por finishi ishte dramatik. Dhe vrapuesi i Botsuanës, Busang Kebinatshipie kaloi Benjamin Rain e SHBA-së për ta fituar të artën.
SHBA-ja u rendit e dyta me kohë prej 2 minuta, 57 sekonda e 83 të qindtat.
Në fakt kualifikimi i SHBA-së në finale ishte kundërthënës, por amerikanët zunë vend në podium.
Edhe Nene Zakithi i Afrikës së Jugut kishte vrapim shumë të mirë dhe ia siguroi stafetës së këtij vendi medaljen e bronztë. Edhe koha e stafetës së Afrikës së Jugut ishte 2 minuta, 57 sekonda e 83 të qindtat.