Ndonëse fitoi 3:2 në udhëtim te Ferizaj të dielën në xhiron e fundit të kampionatit të sivjetmë në Superligën e Kosovës, Llapi do të luajë në ndeshjen e barazhit.
Llapi e përfundoi kampionatin në pozitën e tetë me 49 pikë. Kjo pozitë dërgon në ndeshjen e plejofit dhe përballë Llapit do të jetë Dinamo, skuadra tjetër ferizajase.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDinamo e mposhti Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë. Dhe tani e kërkon Superligën.
Ferizaj është përshëndetur më herët nga elita e futbollit kosovar. Nga Superliga është larguar me 36 pikë, nga pozita e parafundit.
Ferizaj me golin e Erti Sherifit në minutën e 12-të kaloi në epërsi 1:0.
Katër minuta më vonë, Ergys Peposhi realizoi autogol dhe rezultati u barazua në 1:1.
Në minutën e 39-të realizoi Fiton Ademi për 2:1 në të mirë të Llapit.
Ademi e shënoi edhe golin e tretë të Llapit në minutën e 57-të. Të dy golat e Ademit u pranuan me konfirmim të VAR-it.
Ferizaj arriti që ta ngushtojë rezultatin në 3:2, në minutën e 72-të. Dior Gërbovci ishte realizator.