Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbyllet baras pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

31 min. më parë / 31 maj 2026 16:56
Prishtina - Drenica

Foto: FC Prishtina

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Barazimin Drenicës ia siguroi goli i shënuar nga Igball Jashari në minutën e fundit të pjesës së parë. Jashari më herët ka luajtur për Prishtinën.

Golin për Prishtinën në minutën e 37-të e shënoi Albin Krasniqi.

Ndeshja Prishtina – Drenica i takon xhiros së fundit të edicionit 2025/26 të Superligës në futboll.

Ky duel po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapi përmbys rezultatin, shkon në pushim me epërsi

32 min. më parë / 31 maj 2026 16:55
Llapi

Llapi ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli në udhëtim te Ferizaj.
Llapi përmbysi rezultatin dhe është duke fituar 2:1.  

Golin për 1:0 në të mirë të Ferizajt e shënoi Erti Sherifi. 

Llapi i barazoi shifrat në minutën e 16-të me autogolin e Ergys Peposhit, ndërsa kaloi në epërsi 2:1, me golin e Fiton Ademit në minutën e 39-të. 

Goli i Ademit u pranua pas konfirmimit nga VAR-i.

Drita po fiton pas pjesës së parë

34 min. më parë / 31 maj 2026 16:53
KF Drita

Drita ka krijuar epërsi bindëse ndaj Malishevës në fundin e pjesës së parë, dhe ka shkuar në pushim me dy gola epërsi.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, 2:0.

Oniks Grezda shënoi në minutën e 43-të për 1:0, ndërsa Mike Arthur shënoi për 2:0, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Është ndeshja e xhiros së 36-të në Superligë, e fundit për këtë kampionat.

Mbyllet baras pjesa e parë në Klinë

35 min. më parë / 31 maj 2026 16:52
Klina

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.

Kjo ndeshje i takon xhiros së fundit të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.

Gol i bukur nga Morina, Gjilani përmbys rezultatin

38 min. më parë / 31 maj 2026 16:49
Morina

Blerind Morina ka realizuar gol të bukur për Gjilanin që është duke fituar ndaj Prishtinës së Re, 2:1. 

Morina shënoi në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, ndonëse ishte duke humbur 1:0. 

Ai gjuajti fuqishëm dhe me shumë saktësi nga një kënd i vështirë. Ishte goli i pestë për të në këtë kampionat.

Me golin e Morinës është mbyllur edhe pjesa e parë. 

Gjilani barazon rezultatin

43 min. më parë / 31 maj 2026 16:44
Gjilani

Gjilani e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës së Re. 

Kapiteni Armend Thaqi shënoi për 1:1, në minutën e 41-të. 

Penalltia u fitua pas rishikimit të situatës në VAR.

Portieri Zigur Biqkaj mbeti i lënduar kur u shkaktua penalltia dhe më pas u largua nga fusha me ambulancë. Më pas, gjyqtari kryesor dha penallti pasi e shikoi vetë rastin në ekran.

Llapi në epërsi ndaj Ferizajt

44 min. më parë / 31 maj 2026 16:43
Llapi

Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re. 

Goli i Fiton Ademit u pranua pas rishikimit të situatës në VAR, në minutën e 39-të. 

Llapi është duke fituar 2:1 në udhëtim te Ferizaj, me rikthim të rezultatit.

Prishtina në epërsi ndaj Drenicës

46 min. më parë / 31 maj 2026 16:41
Prishtina

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.

Golin e epërsisë 1:0 për Prishtinën e shënoi Albin Krasniqi.

Ai realizoi në minutën e 37-të.

Ndeshja e fundit e edicionit 2025/2026 po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapi barazon rezultatin

1 o. më parë / 31 maj 2026 16:22
Llapi

Llapi ka barazuar rezultatin ndaj Ferizajt. 

Ergys Peposhi realizoi autogol në minutën e 16-të. 

Peposhi nuk e largoi topin nga vija e portës, pas gjuajtjes së Ilir Blakçorit me kokë nga zona. 

Rezultati tani është 1:1.

Prishtina e Re ka shënuar ndaj Gjilanit

1 o. më parë / 31 maj 2026 16:21
Prishtina

Prishtina e Re ka shënuar gol ndaj Gjilanit, në ndeshjen që po luhet në stadiumin me terren sintetik në Gjilan. 

Ndeshja i takon xhiros së 36-të të Superligës, të fundit për këtë edicion. 

Rion Rushiti shënoi me gjuajtje të saktë nga distanca për 1:0.

Prishtina e Re është e fundit në tabelë, pa gjasa për mbetje në elitë.

Ferizaj në epërsi ndaj Llapit

1 o. më parë / 31 maj 2026 16:19
Ferizaj

Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në xhiron e fundit të kampionatit elitar në Kosovë. 

Ndeshjen që po luhet në stadiumin e qytetit në Ferizaj, skuadra e Ferizajt është duke e fituar 1:0. 

Gol në minutën e 12-të realizoi mesfushori Erti Sherifi.