Sport

Futbolli në vend të tretë, boksi në “ligë” të tretë

Foto: Driton Paçarada

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pasur sukseset e saj më të mëdha sportive gjatë 2018-s. Suksese ka arritur përfaqësuesja seniore e Kosovës në futboll, përfaqësueset e tjera e po ashtu hapa para janë bërë edhe me klube.

Por ecja para nuk ka ndikuar që pozita e Federatës së Futbollit të Kosovës të përmirësohet në renditjen e kategorizimit të sporteve të vendit. Përkundrazi. FFK-ja, njëjtë si vitin e kaluar, është në kategorinë A, por për dallim nga 2018-a, në kategorizimin për vitin 2019, Federata më e madhe sportive në Kosovë është në vend të tretë, shkruan sot Koha Ditore.

Federata e Xhudos, që është bindshëm më e suksesshmja për nga rezultatet e arritura, është në vend të parë, ndërsa Federata e Karatesë në vend të dytë me ndryshim fare të vogël në pikë me Federatën e Xhudos. Vjet Federata e Xhudos ishte në vend të parë, e futbollit në vend të dytë dhe e karatesë në vend të tretë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përkatësisht komisioni i KOK-ut për kategorizim, të enjten përmes një konference për shtyp ka bërë publike rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, por edhe rezultatet e kategorizimit të sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019.

Kategorizimi është bërë në bazë të rregulloreve në fuqi, që kanë ndryshuar gjatë vitit të kaluar dhe të dhënave që kanë dorëzuar federatat sportive....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)