Sport

Olyslagers e Australisë fiton të artën në kërcim së larti

Nicola Olyslagers

Nicola Olyslagers e Australisë ka fituar medaljen e artë në kërcim të larti në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio të Japonisë.

Olyslagers e kaloi distancën prej 2 metra në tentimin e parë. Ndërkohë dështoi në tri tentime në 2 metra e 2 centimetra.

Maria Zhodzik e Polonisë fitoi medaljen e argjendtë. Edhe ajo kaloi distancën prej 2 metra, por vetëm në tentimin e tretë. Dhe për këtë arsye e arta i takoi australianes. Zhodzik po ashtu dështoi në tri tentime në 2 metra e 2 centimetra.

Gara ka zgjatur më shumë se që pritej për shkak të reshjeve të shiut.