Futboll

Shtyhet derbi i Francës, Marsielle - PSG

Marseille - PSG

Derbi i Francës Marseille – PSG, e planifikuar të luhet të dielën nga ora 20;45, është shtyrë për shkak të motit të keq që pritet të ndodhë në Marseille.

Siç ka njoftuar Ligue 1, kjo ndeshje e xhiros së pestë, do të zhvillohet të hënën nga ora 20:00.

Siç shkruajnë mediumet në Francë, rajoni Bouches-du-Rhone është në alarm protokolli për shi, përmbytje dhe stuhi.