(KD) – Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” kanë nisur më 6 shkurt. Dhe deri më tani është vendosur vetëm një rekord botëror.
Kjo dëshmon që në Lojërat Olimpike Dimërore ka dukshëm më pak rekorde botërore se në Lojërat Olimpike Verore.
Ka disa arsye për këtë.
Prej arsyeve kryesore është që vendet e garave dhe shtigjet e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore nuk janë të njëjta në madhësi.
Gjatë edicioneve të ndryshme të Lojërave Dimërore terrenet dhe shtigjet janë projektuar e projektohen ndryshe nga vendet organizatore. Ky ndryshim e bën të pamundur arritjen e një rekordi për shpejtësi.
Për shembull gara e lëshimit në skijim alpin në “Milano Cortina 2026” është zhvilluar në shteg me gjatësi prej 3444 metra. Ndërkohë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 shtegu për garën e njëjtë ishte i gjatë vetëm 3154 metra.
Situata është e njëjtë edhe në sporte tjera si garat me saja, snoubord dhe skijimin “cross-country”.
Por garat e patinazhit të shpejtë në pista të shkurtra dhe të gjata janë zhvilluar vazhdimisht në distanca të njëjta, në Lojërat Olimpike Dimërore dhe në Kampionate Botërore.
Kjo do të thotë se ka rekorde zyrtare olimpike dhe rekorde botërore në këto sporte. Tashmë është vendosur një rekord botëror dhe gjashtë rekorde olimpike në Milano e Cortina, në disiplinat e patinazhit të shpejtë.
Xandra Velzeboer e Holandës vendosi rekord botëror në disiplinën 500 metra në patinazh të shpejtë.
Në disa sporte që janë në programin e Lojërave Olimpike Dimërore vlerësimi bëhet nga gjyqtarët, bazuar në aftësitë e shfaqura nga sportistët.
Për shembull patinazhi artistik është sport ku fituesi caktohet në bazë të vlerësimit të gjyqtarëve. Por nuk ka kufi të sipërm për pikëzimin që bëhet. Që nga Lojërat e vitit 2017 sistemi gjykues i Unionit Ndërkombëtar të Patinazhit është përdorur për rekorde olimpike.
Në “Pekini 2022” u regjistruan dy rekorde botërore dhe 21 rekorde olimpike. Lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026” përfundojnë më 22 shkurt. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë rekord tjetër botëror.