Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

19-vjeçari Antonelli shënon fitoren e tretë radhazi në Formula 1

Kimi Antonelli

Italiani 19-vjeçar, Kimi Antonelli, ka triumfuar në garën e tretë rresht në Formula 1 në këtë sezon. Piloti i Mercedesit të dielën fitoi në Grand Prix të Miamit, para Lando Norrisit të McLarenit.

Gara nisi në garën midis Antonellit me Max Verstappen dhe Charles Leclercun, ku për shkak të një incidenti në kthesën e parë, Verstappen u përplas me Leclercun dhe humbën kontrollin e ranë ndjeshëm në renditje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë garës pati ndryshime të shumta në krye të listës, me Oscar Piastrin e McLarenit që për disa kohë ishte në avantazh.

Norris përfundoi i dyti, ndërsa Piastri i treti. George Russell i Mercedesit përfundoi i katërti, duke lënë Verstappenin e Redbullit në vendin e pestë. 

Dy pilotët e Ferrarrit, Leclerc dhe Lewis Hamilton përfunduan jashtë pesëshes së parë. 

Katër pilotë nuk arritën ta përfundojnë garën, mes tyre Hadjar dhe Gasly, të cilët u përfshinë në aksidente në fillim të garës.

Antonelli arriti të shkruajë histori si ngasësi i parë që i kthen tre pole-positions të para në fitore.

Antonelli pati fituar garën e parë në Formula 1 më 15 mars në Kinë, kur u bë edhe fituesi i dytë më i ri në histori. 

Vetëm dy javë pas, ai fitoi edhe garën në Japoni. 

Tani ka gjithsej 75 pikë, shtatë më shumë se Russell që zë vendin e dytë e 20 më shumë se Leclerc i vendosur në vendin e tretë të listës për këtë vit.