Atleti Muhamet Ramadani është renditur i teti në hedhje të gjyles, në Kupën Evropiane të hedhjeve, të dielën në Nikozi të Qipros.
Ramadani e kishte hedhjen më të mirë prej 18 metra e 77 centimetra. I pari doli polaku Konrad Bukowiecki me hedhje të gjyles prej 20 metra e 43 centimetra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekordi i Ramadanit, 23-vjeçar, është 19 metra e 54 centimetra, i arritur në maj të vitit 2024.
“Vendi i tetë nuk është keq për garën e parë. Por rezultat jo i kënaqshëm në bazë të mundësive dhe pritjeve. Ishte gara e parë pas gjashtë muajve”, ka shkruar trajneri i atletit, Shaban Ramadani.