Sporte të tjera

Besa Famgas e fiton derbin e hendbollit ndaj Kastriotit

Kh Besa Famgas

Besa Famgas e ka fituar derbin e Superligës së Kosovës në hendboll ndaj Kastriotit të Ferizajt.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi me rezultatin 37:29. Tetë gola dallimi ishte edhe pas pjesës së parë, 21:13.

Që në fillim të ndeshjes pejanët krijuan shkëputje, 4:1. Dhe më pas mbajtën epërsi deri në fund. 

Ahmed Zayan Amr Ali ishte më efikasi te Besa Famgas me 12 gola. Tetë i shënoi Deniz Terziqi, ndërsa gjashtë Jon Vokshi.

Alban Haziri, Adonit Isufi e Felipe Teixeira i shënuan nga pesë gola për Kastriotin.
Besa Famgas e shënoi fitoren e dytë rresht. Kastrioti e pësoi humbjen e parë.

Të shtunën ndeshje dramatike luajtën Vëllaznimi e Trepça. Me gol të sekondës së fundit Vëllaznimi fitoi 24:23, ndonëse mitrovicasit ishin në shumicën e kohës në epërsi.