Botsuana e fitoi garën e vrapimit në stafetën 4x400 metra në Botërorin e atletikës që të dielën përfundoi në Tokio.
Vrapuesit e Botsuanës të dielën fituan me rezultatin e përgjithshëm 2 minuta, 57 sekonda e 76 të qindtat. Sprinteri i Botsuanës, Busang Kebinatshipie, e kaloi Benjamin Rain e SHBA-së për ta fituar të artën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij rezultati historik, Presidenti i Botsuanës, Duma Boko, ditën e hënë e shpalli si ditë festive.
Boko këtë arritje e ka cilësuar si “fitore historike afrikane”.
"Do t’ua them të gjithëve se diamantet natyrore të Botsuanës nuk janë vetëm në tokë, ata janë edhe atletët tanë kampionë të botës”, u shpreh Boko nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York ku edhe po merr pjesë, shkruan “BBC”.