Tenistja amerikane Coco Gauff ka fituar turneun Grand Slam “French Open”.
Gauff të shtunën në finale mposhti tenisten bjelloruse Aryna Sabalenka me 2:1 në sete (6:7, 6:2 dhe 6:4).
Për 21-vjeçaren Gauff është Grand Slami i dytë i fituar në total.
Në vitin 2023 e fitoi “US Open”.
Në finale në konkurrencën e tenistëve do të përballen të dielën Jannik Sinner me Carlos Alcarazin.