Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Shqipëria mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore

Lara Colturi

Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Colturi, që është italiane, garoi të mërkurën në sllallom.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha e përgjithshme e Lara Colturit ishte 1 minutë, 41 sekonda e 78 të qindtat. Përfundoi e 10-ta.

Në disiplinën e sllallomit triumfoi amerikania Mikaela Shiffrin, që pati kohë prej 1 minutë, 39 sekonda e 10 të qindtat pas dy lëshimeve. Me medalje të argjendtë u stolis zvicerania Camille Rast. Skitarja suedeze, Anna Larson Sëenn, përfundoi e treta dhe e fitoi medaljen e bronztë.

Shqipërinë ne disiplinën e sllallomit e përfaqësuan edhe Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Dauti doli nga shtegu, kurse Brunga u diskualifikua.

Colturi garoi edhe në sllallom të madh, por pa arritur suksesin e synuar. Përfundoi e 16-ta.

Te skitarët, Denni Xhepa garoi në sllallom të madh, sllallom dhe Super-G, por pa ndonjë sukses.