Federata e Volejbollit e Kosovës ka reaguar ndaj provokimeve të tifozëve serbë në ndeshje të “CEV Challenge Cup”.
Disa prej tifozëve serbë kanë shfaqur flamujt me mbishkrimin “nuk ka dorëzim” dhe banerë të tjerë me përmbajtje anti-Kosovë në ndeshjen Holte – Crvena Zvezda. Ndeshja u zhvillua më 8 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet themelore të sportit, të cilat promovojnë respektin, fair-playn dhe ndarjen e qartë të sportit nga mesazhet politike apo nacionaliste. Sporti duhet të shërbejë si urë mes popoujve dhe jo si platformë për provokime apo mesazhe që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve”, ka shkruar FVK-ja ndër të tjera të shtunën në faqen zyrtare.