Rahoveci ka fituar përballë Kastriotit në derbin e xhiros së 27-të të kampionatit elitar të hendbollit në Kosovë.
Ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma” në Rahovec, Rahoveci e fitoi 35:28.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKastrioti pavarësisht humbjes, mbetet lider me 48 pikë.
Por e ka vetëm një më shumë se Rahoveci që është i dyti.
Më i miri te “vreshtarët” ishte Egzon Gjuka me 11 gola, ndërsa shtatë i shënoi Jon Muqolli.
Te Kastrioti, klubi ferizajas, Felippe Teixeira dhe Alban Haziri i shënuan nga pesë gola.