Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

“French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz e ka mbrojtur titullin në turneun Grand Slam “French Open” me fitore dramatike.

Të dielën në finalen e turneut, tenisti spanjoll Alcaraz e mposhti tenistin italian, Jannik Sinner, 3:2 në sete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sinner kishte mundësi tri herë për ta fituar ndeshjen, por Alcarazi nuk u dorëzua dhe fitoi ndaj tenistit numër një në botë.

22-vjeçari luftoi jashtëzakonisht shumë për të fituar me rezultatin 4:6, 6:7, 6:4, 7:6 dhe 7:6.

Meçi zjgati pesë orë e 29 minuta, që shënon rekord si finalja më e gjatë në historinë e kësaj gare.

Në atmosferën elektrizuese në “Court Philippe Chatrier”, Alcarazi e dhuroi paraqitjen më të mirë të karrierës së tij, dhe e fitoi trofeun e pestë madhor në karrierë.

Numri dy i botës te tenistët asnjëherë nuk kishte fituar më parë në ndonjë meç, pasi i kishte humbur dy setet e para.

Sinner, ndonëse edhe më herët ka qenë në finale të “Ronald Garrosit”, duhet ende të pres për ta fituar këtë garë.