Istogu e ka mësuar kundërshtarin e tretë kualifikues të “EHF European Cup” që është niveli i tretë i garave kontinentale për skuadra të hendbollit.
Hendbollistet e Istogut do të përballen me skuadrën e njohur portugeze, Madeira Andebol SAD.
Ndeshja e parë luhet në udhëtim më 8 apo 9 nëntor, kurse e kthimit në shtëpi më 15 apo 16 nëntor.
Shorti për raundin e tretë kualifikues të Kupës Evropiane u tërhoq të martën.
Istogu të dielën në raundin e dytë kualifikues e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama.
Istogu është skuadra e vetme që u kualifikua pasi tri klubet e tjera Samadrexha, Ferizaj e Shqiponja u eliminuan në raundin e dytë.