Kastrioti i Ferizajt i ka dhënë fund aventurës në Kupën Evropiane që është niveli i tretë i garave kontinentale për klube të hendbollit.
Hendbollistët e Kastriotit e humbën edhe ndeshjen e dytë ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange, me rezultatin 29:26. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Ndeshja u zhvillua të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kastrioti pësoi edhe disfatë edhe në ndeshjen e parë nga Differdange 31:28 që u zhvillua të premten në palestrën e qytetit në Lipjan.
Alban Haziri i shënoi gjashtë gola për Kastriotin. Gjashtë gola i pati edhe Jeton Bislimi. Nga katër i realizuan Adonit Isufi dhe Festim Mustafa.