Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kastrioti fiton finalen dramatike me Besa Famgasin

Kastrioti hendboll

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar për herë të tretë rresht Kupën e Kosovës në hendboll.

Në finalen dramatike, të dielën në palestrën e stërmbushur “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti mposhti Besa Famgasin me një gol dallim, 28:27.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin që ua siguroi ferizajasve fitoren e shënoi Alban Haziri.

Besa ishte në epërsi 27:26, ndërsa shifrat në 27:27, Kastrioti i barazoi kur kishin mbetur edhe një minutë e gjysmë deri në fund të ndeshjes finale. Golin e barazimit e shënoi me goditje mjeshtërore Gentrit Brahimi. 

Aksionin e radhës e kishte Besa. Pas aksionit të gjatë, gjuajtja e Denis Terziqit u bllokua nga hendbollistët e Kastriotit. 

Besa nisi një tjetër aksion. Sërish provoi Terziqi, i cili në minutën e 59 e 18 sekonda shkarkoi faull në sulm.

Rastin për ta fituar ndeshjen e kishte Kastrioti. Atij i takoi aksioni i fundit, të cilin e mbylli në mënyrën më të mirë. 

Golin që ia siguroi fitoren Kastriotit e shënoi Alban Haziri. Ai e mbylli në mënyrën më të mirë, dhjetë sekonda para fundit. 

Besa nisi shpejt edhe një aksion të fundit. Sërish topi ishte në dorën e Terziqit, i cili tre sekonda pa përfunduar ndeshje gjuajti jashtë porte dhe kështu festa ishte e hendbollistëve të Kastriotit dhe shikuesve ferizajas në numër shumë të madh.

Ndeshja ishte goxha e barabartë deri në sekondat e fundit. Në këtë ndeshje te Kastrioti shkëlqeu portieri Wadi Chebbi. Ai me pritjet e tij ndihmoi Kastriotin ta fitojë për herë të tretë rresht Kupën e Kosovës.

Portieri i Kastriotit e fitoi edhe çmimin e më të mirit të turneut final të Kupës së Kosovës.

Më së shumti gola për Kastriotin shënoi Felippe Teixeira. Ai realizoi gjashtë gola, kurse me nga pesë gola ndeshjen e mbyllën Alban Haziri dhe Yassine Henahen.

Deniz Terziqi shënoi 10 gola për pejanët, ndërsa shtatë gola i shënoi Yas Mohamed Omar Ali.

Kastrioti në gjysmëfinale eliminoi Rahovecin, kurse Besa Famgas e eliminoi Prishtinën.