Hendbollistet e Kosovës i kanë mbyllur me humbje kualifikimet për Evropianin që nga 3 deri më 20 dhjetor, organizohet në Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi.
Kosova të dielën në Zagreb humbi me rezultat 37:13 nga Kroacia. Kosova të enjten e kaluar humbi nga Franca 44:17.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Kosova u dalluan me katër gola Vanesa Kastrati dhe Lorena Matarova, ndërsa Angjelina Krasniqi realizoi tri gola.
Te Kroacia ndeshjen me më së shumti gola e mbylli Klara Birtiq. Ajo realizoi gjashtë gola, ndërsa nga pesë gola I shënuan Kala Kosovac dhe Andrea Shimara.
“Ishte një cikël kualifikues jo i lehtë për Kombëtaren tonë. Para fillimit të kësaj kampanje kualifikuese, shumë lojtare me përvojë i dhanë fund karrierës.
Me mungesa të shumta jemi përballur edhe gjatë të gjitha ndeshjeve. Në ndeshjet e fundit kryesisht kemi luajtur me lojtare të reja që ishin te Kombëtarja U19. Falënderojmë shikuesit për mbështetjen dhe vajzat për angazhimin”, shkruan Federata e Henbollit e Kosovës.