Ashtu si pritej, Kosova e ka fituar ndeshjen e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2028 në futbollin e sallës.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, fitoi thellë të enjten pasdite ndaj Gjibraltarit me rezultatin 11:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Grupin D të parakualifikimeve janë edhe Austria dhe Mali i Zi.
Ndeshja u zhvillua në Igalo të Malit të Zi, që është nikoqire e grupit.
Dhe u dominua plotësisht nga “Dardanët”.
Drilon Maxharraj shkëlqeu me katër gola, Shefki Kameri i shënoi dy, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Ylli Mazreku, Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj, Shqiprim Imeri dhe autogoli i Alan Parker.
Në ndeshjen e dytë, Kosova më 10 prill përballet me Austrinë nga ora 16:30, derisa Mali i Zi me Gjibraltarin, në ndeshjen që nis në orën 19:30.
Ndeshjen e fundit të fazës grupore të parakualifikimeve, Kosova e luan më 12 prill me Malin e Zi.
Dy të parët e grupit avancojnë në raundin kryesor të kualifikimeve.
Shorti për raundin kryesor tërhiqet më 19 qershor.