Prej se ka nisur përfaqësuesja e Kosovës në hendboll me ndeshje garuese, Kastriot Jupa ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Ka një dekadë që Jupa është bartës i lojës, ndërsa vjet mungoi për shkak të një lëndimi të gjurit. Ai ka sanuar lëndimin dhe do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Jesper Ostlund për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet i takojnë raundit të dytë kualifikues për Botërorin 2027, ndërsa zhvillohen të enjten në Tuzla dhe të dielën në Prishtinë.
Pivoti gjakovar së fundi luajti më 10 nëntor 2024 në barazimin 33:33 me Holandën. Lëndimin e gjurit e pësoi në dhjetor të vitit 2024.
“Është ndjenjë shumë e veçantë të veshësh fanellën e Kosovës. Për mua është gjithmonë burim krenarie. Pas një viti jashtë fushës së lojës, motivimi është edhe më i madh për të dhënë maksimumin për ekipin tonë”, ka thënë Jupa për FHK-në.
Hendbollisti me përvojë bënë karrierë në Gjermani.
Jupa ka luajtur në katër ndeshjet e kaluara të Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën. Dy prej tyre u luajtën në vitin 2016 e dy të tjera në vitin 2023. Të gjitha ato ndeshje Kosova i ka humbur.
“Bosnjë-Hercegovina ka ekip shumë cilësor dhe me përvojë. Por nuk është kundërshtar i pamposhtur. Kemi ekip që mund ta sfidojmë dhe besoj se mund të bëjmë diçka shumë të madhe. Shpresoj që kjo të jetë koha e duhur për të arritur diçka historike për ne dhe për hendbollin e Kosovës”, ka shtuar Jupa.
Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar të dielën.
Në raundin e parë kualifikues për Botëror, Kosova e eliminoi Britaninë e Madhe.