Dy herë medalisti olimpik në garën 100 metra vrapim, Fred Kerley, është arrestuar në Miami pasi akuzohet se e ka goditur në fytyrë të dashurën e tij Alaysha Johnson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja ka ndodhur të enjten, pak para se Kerley të garonte në Grand Slam.
Mediumi “CBS” ka njoftuar se Kerley është paraqitur në gjykatë dhe ka paguar 1000 dollarë, para se të lirohej.
Ish-kampioni i botës e fitoi të bronztën në 100 metra vrapim në Lojërat Olimpike në Paris vitin e kaluar, ndërsa në “Tokio 2020” e kishte fituar të argjendtën.
Në Miami ai duhej të garonte të shtunën në 100 metra vrapim dhe të dielën në garën e vrapimit 200 metra.