Sporte të tjera

Noah Lyles e fiton garën interesante në 200 metra vrapim, barazon rekordin e Boltit

Noah Lyles

Sprinteri amerikan, Noah Lyles, është kampion i botës në 200 metra vrapim.

Lyles e fitoi të artën në garën interesante të zhvilluar të premten në Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokio.

28-vjeçari nga Florida e fitoi të artën e katërt botërore në 200 metra vrapim. Ishte kampion në Doha në vitin 2019, në Eugene në vitin 2022 dhe në Budapest vitin e kaluar. Ka edhe një të artë botërore në 100 metra, ndërsa është kampion olimpik në 100 metra nga Parisi 2024.

Në Botërorin në Tokio, vrapuesi amerikan e fitoi të bronztën në 100 metra.

Por në disiplinën e tij të pëlqyer, në 200 metra, nuk zhgënjeu.

Katër të arta në 200 metra vrapim i ka edhe legjenda Usain Bolt.

Koha e Lyles ishte 19 sekonda e 52 të qindtat. Amerikani tjetër, Kenny Bednarek e fitoi të argjendtën me kohë prej 19 sekonda e 58 të qindtat. Ndërkohë Bryan Levell i Xhamajkës e fitoi të bronztën me kohë prej 19 sekonda e 64 të qindtat.