Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina 01, e ka mbyllur me humbje fazën grupore të “Main Round” të Ligës së Kampionëve. Të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e tretë të Grupit 4, Prishtina 01 u mposht 4:1 nga Kairat Almaty.
Por ka mjaftuar fitorja 7:6 në xhiron e dytë ndaj Novo Vrijemes së Kroacisë, për ta siguruar kalimin në fazën e 16 skuadrave më të mira.
Në ndeshjen e parë, skuadra kryeqytetase u mposht 19:1 nga Sportingu i Portugalisë, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve në futbollin e sallës.
Sportingu si fitues i grupit dhe Kairat Almaty avancojnë në “Elite Round” me nga gjashtë pikë, ndërsa Prishtina 01 me tri pikë. Novo Vrijeme e mbylli garimin pa pikë në vendin e fundit.
Kundërshtarin e fazës nokaut, Prishtina 01 e mëson me shortin që do të tërhiqet më 6 nëntor.
Finalja luhet në Pesaro të Italisë në fillim të muajit maj.