Pronari i klubit ukrainas të futbollit, Shakhtar Donetsk, ia ka dhuruar mbi 200 mijë dollarë garuesit në skeleton, Vladyslav Heraskevych, pasi sportisti u diskualifikua nga Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Ai u diskualifikua ende pa garuar për shkak të helmetës me figurat e sportistëve ukrainas të vrarë në luftë me Rusinë.
Heraskevychit iu tha që nuk ka të drejtë ta mbajë atë helmetë, por ai vazhdoi të paraqitej me të dhe ndërkohë nuk u lejua të garojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi humbi edhe apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Ukrainasi fillimisht u lejua të ushtrojë me helmetën me figurat e 24 sportistëve të vrarë ukrainas. Por në stërvitje zyrtare dhe në garë ajo helmetë nuk iu lejua.
“Vlad Heraskevychit iu mohua mundësia që të garojë për fitore në Lojërat Olimpike, por ai u kthye në Ukrainë si fitues i vërtetë”, ka thënë presidenti i Shakhtarit, Rinat Akhmetov.
Shuma e dhuruar është e njëjtë me atë që sportistët ukrainas marrin për medalje të artë në Lojëra.
Heraskevych mori lëvdata edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vlerësoi se paraqitja me atë helmetë do të thyente rregullin për ta mbajtur politikën jashtë sportit.