Himni i Kosovës është intonuar të enjten mbrëma në arenën “Mejdan” në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.
Himnet e dy vendeve i paraprinë ndeshjes së hendbollit, e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027. Pas himnit të Kosovës shikuesit boshnjakë kanë duartrokitur. Dhe kjo u ka penguar mediave serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Para fillimit të ndeshjes në ‘Mejdanin’ e Tuzlës, himni i shtetit të rrejshëm jehoi në palestër, kurse publiku e përshëndeti me aplauz të madh. Kështu është përsëritur ajo që ndodhi në vitin 2023”, ka shkruar mediumi antishqiptar i Serbisë, Kurir.
Mediumi tjetër me qëndrim antishqiptar, “Republika”, ka shkruar për “skandal të paharrueshëm”.
“Vërtet e turpshme. Ajo që është dashur të jetë ndeshje kualifikuese për Botëror u kthye në një tjetër demonstrim politik dhe në fyerje direkte të integritetit territorial të Republikës së Serbisë, por edhe qëndrimeve zyrtare të vetë Bosnjë-Hercegovinës”, ka shkruar “Republika”.
Sipas këtij mediumi, në Serbi duartrokitjet për himnin e Kosovës po shihen si provokim i qëllimshëm.
Në frymë të njëjtë kanë shkruar edhe media të tjera serbe.
“Serbët të tmerruar me skandalin shqiptaro-boshnjak”, është titulli i shkrimit të gazetës “Veçernji Novosti”.
Ndeshjen e fitoi Bosnjë-Hercegovina me rezultat bindës, 34:21. Për 40 minuta Kosova ishte thuajse e barabartë me Bosnjën. Por më pas hendbollistët vendas bënë shkëputje të madhe dhe thuajse siguruan avancimin në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues.
Ndeshja e kthimit është të dielën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Megjithatë përmbysja e epërsisë prej 13 golash është thuajse e pamundur.
Tre vjet më parë tifozët boshnjakë po ashtu kishin pritur ngrohtë Kosovën. Madje kishin shpalosur një baner ku shkruante: “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së PAVARUR”.
Këtë herë nuk kishte baner, por sërish serbëve u ka penguar realiteti – që Kosova luan e barabartë me të gjitha vendet e tjera të Evropës dhe me të gjitha simbolet e saj.
Bosnjë-Hercegovina ende nuk e njeh shtetin e Kosovës, për shkak të ndikimit të madh të serbëve në këtë vend. Por për dallim nga futbolli, në hendboll lejohen ndeshjet e dy vendeve, me klube e përfaqësuese.