Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Sinneri mbron titullin në “Wimbledon”

Jannik Sinner

Jannik Sinner e ka fituar sërish trofeun e turneut prestigjioz “Wimbledon”. 

Sinneri të dielën triumfoi përballë kampionit të “French Openit”, tenistit të Gjermanisë, Alexander Zverev. 

Meçi mes Sinnerit dhe Zverevit ishte shumë i luftuar, por në fund ishte italiani që triumfoi sërish. 

Finalja dramatike u mbyll 3:1 në sete, 6:7, 7:6, 6:3 dhe 6:4 në të mirë të Sinnerit, tenistit numër një në ranglistën botërore.

Sinneri është fitues i pesë trofeve madhor. 

Për Zverevin ishte finalja e parë në “Wimbledon”, turneun Grand Slam që zhvillohet në arenat me bar.