George Russell ka deklaruar të premten se Mercedesi është në bisedime me Max Verstappenin, për transferimin e tij në sezonin e ardhshëm, ka shkruar BBC.
Britaniku 27-vjeçar që garon për skuderën e Mercedesit, Russell, do të jetë pa kontratë në vitin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni i botës në Formula 1, Verstappen, ka kontratë me Red Bullin deri në fund të vitit 2028, por marrëveshja mund të prishet pasi në klauzolë përfshihet edhe lirimi i holandezit, nëse ai e dëshiron një gjë të tillë.
“Është normale se bisedimet me ngasës si Verstappen janë duke vazhduar. Unë jam duke e dhënë më të mirën dhe nuk kam pse të brengosem. Janë dy ulëse në secilin ekip të Formula 1”, ka deklaruar Russell të premten për “Sky Sport”.
Verstappen ka refuzuar të flas për këtë çështje.