Fer Volley e ka fituar titullin e parë në histori vetëm gjashtë vjet pasi u themelua si klub.
Skuadra nga Ferizaj të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, fitoi 3:2 në ndeshjen dramatike ndaj Skenderajt.
Fer Volley e fitoi finalen e plejofit me rezultatin 3:0.
Fer Volley në vitin 2019 u formua si klub, ndërsa në vitin 2021 dhe 2024 fitoi Kupën e Federatës.
Në finalen e zhvilluar vitin e kaluar në palestrën “Bill Clinton”, mposhti Skenderajn 3:2 në sete.
Skenderaj e eliminoi në gjysmëfinale Ferizajn. Fer Volley në finale kaloi pasi eliminoi Prishtinën në gjysmëfinale.
Kupën e Kosovës në këtë edicion e kanë fituar volejbollistet e Ferizajt. E kishin mposhtur në finalen dramatike për Kupë me rezultatin 3:1 në sete skuadrën e Skenderajt. Kupa ishte trofeu i parë i Ferizajt.
Ndërkohë voljebollistët e Ferizajt dhe të Dritës do ta zhvillojnë të enjten nga ora 20:00 ndeshjen e tretë. Rezultat është 1:1.
Titullin e fiton, skuadra që arrin tri fitore.