Simone Biles ka thënë se nuk e di nëse do të garojë në Lojërat Olimpike 2028, që do të organizohen në Los Angeles.
Gjimnastja më e dekoruar në botë, amerikania Biles, i ka të fituara shtatë medalje të arta Olimpike, ndërsa tri prej tyre i fitoi në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçaria nuk kishte marrë pjesë në disa disiplina në Lojërat Olimpike të Tokios pas telasheve mentale. Kishte vendosur të tërhiqej.
Ajo ka thënë se viti 2028 është ende shumë larg dhe këtë ka filluar ta ndiejë.
“E kam ndierë në Paris. Në fund të garave, kam shkuar në fshat, hipa në lift dhe trupi im ishte i dërrmuar. Kam qenë sëmurë për dhjetë ditë. Nuk e di nëse do të marr pjesë, po tregohem e sinqertë. Por, do të shohim”, ka deklaruar Biles për gazetën franceze “L’Equipe” të mërkurën.