Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja nis hetim ndaj Snapchat-it për sigurinë e fëmijëve

Snpachat

Rregullatorët e Bashkimit Evropian po hetojnë Snapchatin pas shqetësimeve se platforma nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët, duke i ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta. 

Komisioni ekzekutiv i BE-së prej 27 vendeve, ka njofuar të enjten se po hapte një hetim formal ndaj Snapchat sipas rregullave gjithëpërfshirëse të bllokut të njohur si Akti i Shërbimeve Dixhitale, i cili është hartuar për të mbrojtur përdoruesit e internetit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni Evropian ka vlerësuar se Snapchat kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç për të përdorur platformën, por dyshon se sistemi i "sigurimit të moshës" i kompanisë është "i pamjaftueshëm", pasi që i njëjti nuk arrin të kryej kontrolle të mirëfillta rreth saktësisë së moshës dhe ofrimit të përmbajtjes në varësi të saj. 

Sipas Komisionit, Snapchat po ashtu nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të miturit të cilët mund të jenë pre e përdoruesve me qëllime të dëmshme, siç është shfrytëzimi seksual ose rekrutimi për aktivitete kriminale. 

Hetimi shton presionin me të cilin po përballen kompanitë e mediave sociale mbi mirëqenien e të rinjve. 

Të mërkurën, një juri në Kaliforni i ka dhënë miliona dollarë dëmshpërblim një gruaje 20-vjeçare pasi vendosi që Meta dhe YouTube i projektuan platformat e tyre për të tërhequr përdoruesit e rinj pa u shqetësuar për mirëqenien e tyre.