Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google teston versionin e ri të kërkimit me AI

Google

Kompania teknologjike Google ka lansuar një version eksperimental të motorit të tij të kërkimit me inteligjencë artificiale. 

Ky version i ri është i disponueshëm vetëm për abonentët e Google One AI Premium, raportoi të mërkurën Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kemi dëgjuar nga përdoruesit se duan përgjigje të AI-së për më shumë nga kërkimet e tyre," tha Robby Stein nga kompania. 

Google One AI Premium mund të përdoret pas një pagese prej 19,99 dollarësh në muaj dhe ofron qasje të veçantë në disa veçori të AI-së.

Me modalitetin AI, përdoruesit shohin përmbledhje më gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale me vegëza për faqet e cituara të internetit.