Tech

Momenti kur raketa e SpaceX shpërthen në zjarr të madh

Momenti kur raketa e SpaceX shpërthen në zjarr të madh

Një transmetim i drejtpërdrejtë ka kapur momentin kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në zjarr masiv teksa po përgatitej për një test fluturimi.

Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma rreth orës 23:00 në qendrën e testimeve Massey në Teksas.

Në një deklaratë, kompania bëri të ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Po ashtu, u theksua se nuk ka rrezik për komunitetet përreth dhe u kërkua nga qytetarët që të mos i afrohen zonës.

VIDEO: