Nokia dikur ishte sinonim i telefonave. Modeli legjendar i kompanisë finlandeze ishte Nokia 3310, ndërsa modeli më i shitur në historinë e saj mbetet Nokia 1100.
Falë prodhimit masiv të telefonave të qëndrueshëm dhe të besueshëm, Nokia dominoi tregun global për vite me radhë. Në kulmin e suksesit, ajo ishte kompania më e vlefshme në Evropë dhe një nga markat më të fuqishme të teknologjisë në botë, shkruan CNBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, situata filloi të ndryshonte në fund të viteve 2000 dhe në fillim të dekadës së dytë të shekullit XXI, kur Nokia nuk arriti të përshtatej me revolucionin e telefonave inteligjentë.
Thelbi i këtij ndryshimi ishte se vlera e telefonave nuk qëndronte më te hardueri, fushë në të cilën Nokia ishte lidere, por te softueri dhe ekosistemi i aplikacioneve.
Një tjetër gabim i madh ishte vlerësimi i gabuar i tregut. Kur Apple prezantoi iPhonein dhe Google sistemin Android, ato sollën një qasje të re të bazuar në aplikacione të krijuara nga zhvillues nga e gjithë bota.
Ndërsa Apple investonte në sistemin operativ, ekranet me prekje dhe aplikacionet, Nokia vazhdonte të fokusohej te telefonat tradicionalë, duke besuar se prodhimi masiv i harduerit do të mbetej çelësi i suksesit.
Vonesat në zhvillimin e softuerit dhe kalimi i pasuksesshëm nga sistemi operativ Symbian te Windows Phone e lanë kompaninë pas konkurrentëve, duke bërë që gradualisht të humbiste pozicionin dominues në treg.
Sot, Nokia nuk prodhon më telefona si dikur. Kompania është përqendruar në teknologji të tjera, duke gjeneruar të ardhura nga zhvillimi i infrastrukturës së rrjeteve telekomunikuese dhe sistemeve të bazuara në inteligjencën artificiale.