Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Partia në pushtet në Gjermani mbështet ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 14 vjeç

rrjete sociale

Partia konservatore në pushtet në Gjermani ka miratuar një mocion për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale te fëmijët nën moshën 14 vjeç, si dhe për vendosjen e kontrolleve më të rrepta të verifikimit digjital për adoleshentët.

Në një konferencë partiake të mbajtur në Stuttgart, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i kancelarit Friedrich Merz kërkoi gjithashtu vendosjen e gjobave për platformat online që nuk zbatojnë kufizimet e moshës, si dhe harmonizimin e standardeve në nivel të Bashkimit Evropian, raportoi të hënën Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkojmë nga qeveria të vendosë një kufi ligjor moshe prej 14 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale dhe të trajtojë nevojën e veçantë për mbrojtje në sferën digjitale deri në moshën 16 vjeç”, thuhet në mocionin e miratuar.

Nisma u bë në një kohë kur disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Greqinë, Francën dhe Britaninë, po shqyrtojnë masa të ngjashme për kufizimin e qasjes në platforma si TikTok dhe Instagram. Modeli i referencës është Australia, e cila vitin e kaluar u bë vendi i parë që detyroi platformat të ndërpresin qasjes për fëmijët.