Tech

Snapchat, Duolingo dhe Roblox dalin jashtë funksionit

Snpachat

Amazon thotë se shërbimi i saj iCloud computing po përjeton një problem i cili ka ndërprerë funksionimin në disa faqe interneti dhe aplikacione.

Snapchat, Duolingo dhe Roblox nuk funksionojnë, në atë që duket të jetë një problem që prek Amazon Web Services, raporton BBC.

Raportet e përdoruesve për problemet që prekin platformat u rritën këtë mëngjes, sipas Downdetector.

"Ne mund të konfirmojmë rritjen e shkallës së gabimeve dhe vonesave për shumë Shërbime AWS në Rajonin SHBA-LINDJE-1", ka njoftuar AWS.

Më shumë se 500 kompani përballen me probleme, thotë Downdetector

2 o. më parë / 20 tet 2025 11:43
Amazon

Downdetector, monitoruesi i ndërprerjeve të platformës në pronësi të Ookla, i ka thënë BBC-së se janë bërë më shumë se katër milionë raportime për probleme në nivel global mëngjesin e së hënës, - më shumë se dyfishi i 1.8 milionë raportimeve që sheh normalisht në një ditë të plotë jave.

"Në orën 06:56 UTC (02:56 AM EDT) përdoruesit filluan të raportonin probleme me AËS, veçanërisht me rajonin e SHBA-së Lindore”, ka thënë monitoruesi.

"Që nga ora 09:50, mbi 500 kompani, në të gjitha 66 faqet tona, po raportojnë probleme."

Kompania ka thënë se kjo përfshin më shumë se 400,000 raportime vetëm në Mbretërinë e Bashkuar në dy orët që nga fillimi i ndërprerjes.