Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SpaceX del në bursa, Musk rrugës për t’u bërë trilioner

Elon Musk

Foto: Associated Press

Kompania më e avancuar e teknologjisë satelitore, SpaceX, ka dalë në bursat ndërkombëtare financiare për investime nga publiku.

Deri tash ajo ishte kompani private e tash investitorët mund të blejnë aksione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E me të dalë, kompania theu çdo rekord, ndërsa shefi i saj, Elon Musk, është rrugës për t’u bërë trilioneri i parë.

Në daljen e parë, vlera e saj projektohet 135 dollarë për aksion, duke bërë që kompania të ketë vlerë prej më shumë se 1.77 trilionë dollarësh.

Nëse kjo arrihet, atëherë Elon Musk do të bëhej trilioneri i parë në botë. Ai kontrollon 80 për qind të kompanisë, që njihet për ndërtim të raketave e infrastrukturës që përdoret prej Nasas.