Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Derisa gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen inteligjencës artificiale për të verifikuar informacione, një studim i ri ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përdorimin e një chatboti të quajtur “Uncensored AI” për përhapjen e dezinformatave dhe teorive konspirative.

Chatboti prezantohet si alternativë ndaj platformave kryesore të inteligjencës artificiale, duke pretenduar se ofron informacion “pa filtra” dhe trajton tema të diskutueshme pa censurë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, platforma NewsGuard konstatoi se ai ka gjeneruar një sërë pretendimesh të rreme, përfshirë akuza se zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 ishin manipuluar, se influencuesi konservator Charlie Kirk ishte vrarë nga agjentë izraelitë dhe se atentatet ndaj presidentit amerikan Donald Trump ishin të inskenuara.

Sipas raportit, influencues të njohur amerikanë kanë shpërndarë pamje nga bisedat me chatbotin në platformën X për të mbështetur këto narrativa. 

Megjithatë, autoritetet amerikane dhe verifikuesit e fakteve kanë kundërshtuar vazhdimisht pretendime të tilla, duke theksuar mungesën e provave për to.

Testime të kryera nga programi verifikues “The Cube” i Euronewsit, treguan se chatboti shpesh prodhon përgjigje me teori konspirative edhe për çështje që lidhen me Evropën. Në disa raste, ai promovonte pretendime të rreme lidhur me të ashtuquajturën “Teori e Zëvendësimit të Madh”, mohonte Holokaustin dhe pretendonte se Bashkimi Evropian manipulon zgjedhjet në shtetet anëtare.

Ekspertët dhe organizatat e verifikimit të fakteve kanë hedhur poshtë prej vitesh këto narrativa, duke i cilësuar si të pavërteta dhe mashtruese.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatet mbi rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale si burim informacioni, veçanërisht në një kohë kur chatbotët po përdoren gjithnjë e më shumë për kërkime, verifikim faktesh dhe informim publik.